favourites
cart
0
remove

Karta Juaj Eshte Bosh

empty-cart

Industria Optike SHAMIR

Shamir është lideri i njohur botëror në teknologjinë e xhamave optikë të prodhuara me porosi që i siguron njëkohësisht komoditet në përdorim dhe mprehtësi në shikim e optimizuar për pothuajse çdo recetë dhe në çdo skelet. Shamir është pionier i një sërë teknologjish inovative në fushën e lenteve oftalmike të avancuara të cilat plotësojnë më së miri një gamë të plotë të nevojave vizuale të njeriut. Është në ADN-në e Shamir që të sfidojë status quo-në dhe të investojë shumë në kërkime dhe zhvillim. Qëllimi kryesor është dhe ka qenë gjithmonë të zgjidhim vizionin dhe sfidat njerëzore të lidhura me to, duke prodhuar teknologji të reja që mund të sjellin një hop cilësor në aftësitë e lenteve oftalmike. Falë disa teknologjive inovative Shamir sjell tek përdoruesit e xhamave optikë me një shikim, bifokal apo progresive ekselencën dhe standartet më të larta.

Eye-point Technology AI është teknologjia kryesore e projektimit të lenteve të Shamir. Ajo shkon përtej matjeve dhe simulimeve tradicionale dhe përfshin inteligjencën artificiale për të modeluar me saktësi Big Data të mbledhura në lëvizjet e kokës dhe syve në botën reale, si pjesë e procesit të projektimit të lenteve. Kjo teknologji i lejon prodhuesit e lenteve Shamir të parashikojnë dhe pozicionojnë saktësisht se ku dhe si shikojnë përdoruesit e syzeve sipas të moshave të ndryshme përmes lenteve (në akset vertikale dhe horizontale) për t’u ofruar atyre shikim komod sipas nevojave që duhet të kryejnë në kushte të ndryshme.

Teknologjia Continuous DesignTM është mënyra e Shamir për të krijuar me efikasitet dizajne të lenteve bi-aforike që plotësojnë nevojat vizuale të moshave të ndryshme. Në vend që t'u shërbejë përdoruesve të syzeve të të gjitha moshave dhe përdorimeve me të njëjtin dizajn lente, teknologjia i lejon prodhuesve të Shamir të paraqesin një koncept special që përfshin dymbëdhjetë dizajne unike, secila e përshtatur saktësisht për nevojat e një prej dymbëdhjetë grupmoshave të lenteve të paracaktuara.

Teknologjia e lenteve Shamir Visual Al Engine bazohet në mbledhjen dhe përpunimin e Big Data dhe inteligjencën artificiale. Është themelore për teknologjinë Continuous Design, e cila i lejon projektuesit e lenteve të Shamir të krijojnë dhe ofrojnë dymbëdhjetë variacione unike të lenteve në një implementim të vetëm, të gjitha të përshtatura pikërisht për nevojat dhe karakteristikat e përdorimit të dymbëdhjetë grupmoshave specifike

Teknologjia inovative e dizajnit ergonomik të Natural Posture lejon zhvillimin e lenteve që rregullojnë në mënyrë optimale qëndrimin e kokës së mbajtësit kur lexon ose fokusohet në objektet afër.

Teknologjia Intellicorridor lejon kontroll të saktë të profilit të dioptrisë si dhe rrugës vizuale të syrit përmes kanalit të lenteve multifokale.

Teknologjia As-Worn Quadro sigurojnë që qartësia dhe rehatia e shikimit e përjetuar gjatë përdorimit të syzeve të provës tek optometristi do të ruhet kur lentet vendosen në skeletin optik të zgjedhur. Teknologjia lehtëson personalizimin dhe përshtatjen e saktë të lenteve me format specifike të skeletit dhe këndet e animit, si dhe distancën e tyre nga sytë e përdoruesit. Në fund të fundit, siguron që korrigjimet e sakta të dioptrisë të specifikuara siç kërkohen në matjet e optometristit të ruhen pa kompromis në skeletin e përzgjedhur.

Smart SV™ Një lente monofokale e personalizuar e cila ofron përvojë vizuale të qartë dhe komode. Një lente monofokale që përfshin korrigjimet e dioptrisë bazuar në matjen e saktë të recetave individuale të klientit dhe simulimin e fushave të tyre të perceptuara të shikimit. Lentja optike Smart SV u ofron përdoruesve monofokalë një përvojë vizuale të qartë, të qëndrueshme dhe të rehatshme pikërisht aty ku ata e kërkojnë. Kjo lente përmban një dizajn të sheshtë estetikisht të këndshëm, është përshtatur sipas recetave individuale dhe përfshin teknologjinë Eye-point për të siguruar fusha të gjera për një shikim të qartë. Rekomandohet për përdorues që mbajnë syze, të çdo moshe, që kërkojnë përmirësim të shikimit në zonën e afërt ose të largët të të parit.

Lentet Progresive
Shamir Autograph Intelligence™ Lente progresive të së ardhmes Lente e parë progresive në llojin e saj, e përshtatur në mënyrë ideale me nevojat për çdo dioptri. Shamir Autograph Intelligence ka fituar disa çmime ndërkombëtare duke u vlerësuar si lentja më e mirë progresive deri më sot.

0
    0
    Shporta Juaj
    Karta juaj eshte bosh Kthehu ne dyqan