
Rreth Nesh
Optika Luani tanimë prezente në vendin tonë me një numër të konsiderueshëm dyqanesh përcjell tek klientët e saj eksperiencën disavjecare të stafit në fushën e okulistikës dhe optometrisë. Logon e Optika Luani do ta gjeni në mjaft pika kryesore të qytetit të Tiranës si: tek rrethrrotullimi i Sheshit Willson, Përballë me Drejtorinë e Policisë Tiranë, në rr.Muhamet Gjollesha pranë 21 Dhjetorit, në rrugën e Durrësit, në Astir si edhe ne Kamëz. Po kështu në Rroskovec, në Lushnjë tek qendra Metropol ,në Shkodër, në Vlorë,në Elbasan,ne Berat,në Fier për të gjithë qytetarët fierakë dhe se fundmi ne Kamez.Ju mund të kryeni vizita okulistike çdo ditë të javës me mjekë specialistë të huaj. Çdo pikë e Optika Luani është e pajisur me teknologjinë më të fundit bashkëkohore për vizita okulistike dhe kontrollin e detajuar të shikimit.
Në Optika Luani do të gjeni një staf profesionist, të përgatitur për t’ju përgjigjur çdo problematike tuajën në lidhje me shikimin apo çështjeve të lidhura me të. Natyrisht në dyqanet tona do të gjeni markat më të mira botërore, me trendet më të fundit të syzeve të diellit dhe optike. Një mozaik i vërtetë formash dhe koloresh, të ndara sipas markave më kryesore ju pret në dyqanet tona. Një kujdes tepër të veçantë iu kushtojmë fëmijëve të cilët kanë këndin e tyre në Optika Luani me një larmi zgjedhjesh për të plotësuar edhe kërkesat më hokatare të vogëlushëve. Optika Luani është lider në punimin e xhamave optikë falë edukimit serioz në këtë fushë duke punuar me produktet më të mira aktualisht në tregun botëror të xhamave optikë. Kështu, sugjerimi ynë për klientët tanë është teknologjia Shamir, e cila përfaqëson inovacionin dhe teknologjinë më të sofistikuar që del nga laboratorët high-tech të Shamir.
Optika Luani, aty ku edukimi, pasioni dhe profesioni na motivojnë çdo ditë për t’ju shërbyer klientëve tanë me përkushtimin dhe profesionalizëm.

Syze Optike
Lexo me shume

Xhamat Optikë
Lexo me shume

Syze Dielli
Syzet e diellit tanimë jane shumë më tepër se një aksesor estetik. Ato janë të domosdoshme për mbrojtjen e syrit ndaj rrezeve të dëmshme UV të diellit.
Lexo me shume
Studimet kanë treguar që ekspozimi i retinës ndaj rrezeve UV të diellit çon në formimin e kataraktit (perdes) të syrit dhe humbje të shikimit. Rrezet e përqëndruara UV mund të shkaktojnë kancer të lëkurës. Për mbrojtjen e lëkurës ndaj rrezeve të diellit përdorim shpesh elementë mbrojtës, por edhe sytë kanë nevojë për një kujdes të tillë. Rrezet UV përbëjnë një rrezik të shtuar për atë që njihet si dëmtimi makular. Mbajtja e syzeve të diellit ndihmon në shmangien e dhimbjeve të kokës dhe migrenës. Natyrisht, një tjetër element i rëndësishëëm është edhe ana estetike e syzeve të diellit. Markat më të njohura, me modelet më trendi të momentit direkt nga pasarelat e modës do t’i gjeni në vitrinat e OptikaLuani. Syzet e përshtatshme të diellit, këshillohen të zgjidhen në përputhje me formën e fytyrës, me tiparet fizike të personit. Një tjetër kriter i rëndësishëm është përzgjedhja sipas aktivitetit tuaj kryesor ditor për t’i përshtatur me veshjen tuaj dhe aksesorë te tjerë. Por jo më pak e rëndësishme është edhe shkalla e mbrojtjes që ofrojnë syzet e diellit nga ato 2N, 3N dhe të polarizuara 2P, 3P.

Laboratori
Lexo me shume
Na Kontaktoni
Zyra
+355 68 909 2402
info@optikaluani.al