favourites
cart
0
remove

Karta Juaj Eshte Bosh

empty-cart

Historia Jone

Eksploroni me shume modele syzesh.

Optika Luani tanimë prezente në vendin tonë me një numër të konsiderueshëm dyqanesh përcjell tek klientët e saj eksperiencën disavjecare të stafit në fushën e okulistikës dhe optometrisë. Logon e Optika Luani do ta gjeni në mjaft pika kryesore të qytetit të Tiranës si: tek rrethrrotullimi i Sheshit Willson, Përballë me Drejtorinë e Policisë Tiranë, në rr.Muhamet Gjollesha pranë 21 Dhjetorit, në rrugën e Durrësit, në Astir si edhe ne Kamëz. Po kështu në Rroskovec, në Lushnjë tek qendra Metropol ,në Shkodër, në Vlorë,në Elbasan,ne Berat,në Fier për të gjithë qytetarët fierakë dhe se fundmi ne Kamez.Ju mund të kryeni vizita okulistike çdo ditë të javës me mjekë specialistë të huaj. Çdo pikë e Optika Luani është e pajisur me teknologjinë më të fundit bashkëkohore për vizita okulistike dhe kontrollin e detajuar të shikimit.

Në Optika Luani do të gjeni një staf profesionist, të përgatitur për t’ju përgjigjur çdo problematike tuajën në lidhje me shikimin apo çështjeve të lidhura me të. Natyrisht në dyqanet tona do të gjeni markat më të mira botërore, me trendet më të fundit të syzeve të diellit dhe optike. Një mozaik i vërtetë formash dhe koloresh, të ndara sipas markave më kryesore ju pret në dyqanet tona. Një kujdes tepër të veçantë iu kushtojmë fëmijëve të cilët kanë këndin e tyre në Optika Luani me një larmi zgjedhjesh për të plotësuar edhe kërkesat më hokatare të vogëlushëve. Optika Luani është lider në punimin e xhamave optikë falë edukimit serioz në këtë fushë duke punuar me produktet më të mira aktualisht në tregun botëror të xhamave optikë. Kështu, sugjerimi ynë për klientët tanë është teknologjia Shamir, e cila përfaqëson inovacionin dhe teknologjinë më të sofistikuar që del nga laboratorët high-tech të Shamir.

Optika Luani, aty ku edukimi, pasioni dhe profesioni na motivojnë çdo ditë për t’ju shërbyer klientëve tanë me përkushtimin dhe profesionalizëm

Syze Optike

Syzet optike reflektojnë përsonalitetin tuaj, ndaj përzgjedhja e duhur e skeletit përpos përmbushjes së nevojave tuaja të shikimit, duhet marrë në konsideratë forma e fytyrës, ngjyrat e skeletit sipas dëshirës dhe në përputhje me tiparet tuaja. Stili i jetesës përbën një faktor përcaktues në përzgjedhjen e skeletit të duhur i cili duhet të shfaqë karakterin dhe personalitetin tuaj. Në dyqanet tona do të asistoheni në mënyrën më profesionale nga opticieni dhe specialistët për rëndësinë e përzgjedhjes së skeletit të duhur, aq e rëndësishme kjo sidomos tek syzet progresive.

Xhamat Optikë

Komforti dhe qartësia e shikimit është e lidhur drejtpërdrejt me cilësinë e lenteve/xhamave optike. Natyrisht në optikat tona punojmë me xhamin më të mire dhe teknologjinë më të përparuar SHAMIR. Zgjedhja e xhamave optimalë varen nga numri i dioptrisë, kërkesat specifike të klientit, aktiviteti i tij ditor, kosto etj. Në përzgjedhjen e xhamave optike asistenca e opticienit është thelbësore jo vetëm për të realizuar korrigjimin e shikimit në parametrat maksimalë por duke ofruar edhe relaks, shlodhje dhe mprehtësi për sytë. Në OptikaLuani ju ofrojmë të gjitha llojet e xhamave optikë të markës Shamir, duke filluar nga lentet me një shikim deri tek ato progresive, Shamir Autograph Intelligence. Teknologjia Shamir përbën një garanci për produktet e saj të çertifikuar dhe vlerësuar me çmimet të para në shumë evente.

Syze Dielli

Studimet kanë treguar që ekspozimi i retinës ndaj rrezeve UV të diellit çon në formimin e kataraktit (perdes) të syrit dhe humbje të shikimit. Rrezet e përqëndruara UV mund të shkaktojnë kancer të lëkurës. Për mbrojtjen e lëkurës ndaj rrezeve të diellit përdorim shpesh elementë mbrojtës, por edhe sytë kanë nevojë për një kujdes të tillë. Rrezet UV përbëjnë një rrezik të shtuar për atë që njihet si dëmtimi makular. Mbajtja e syzeve të diellit ndihmon në shmangien e dhimbjeve të kokës dhe migrenës. Natyrisht, një tjetër element i rëndësishëëm është edhe ana estetike e syzeve të diellit. Markat më të njohura, me modelet më trendi të momentit direkt nga pasarelat e modës do t’i gjeni në vitrinat e OptikaLuani. Syzet e përshtatshme të diellit, këshillohen të zgjidhen në përputhje me formën e fytyrës, me tiparet fizike të personit. Një tjetër kriter i rëndësishëm është përzgjedhja sipas aktivitetit tuaj kryesor ditor për t’i përshtatur me veshjen tuaj dhe aksesorë te tjerë. Por jo më pak e rëndësishme është edhe shkalla e mbrojtjes që ofrojnë syzet e diellit nga ato 2N, 3N dhe të polarizuara 2P, 3P.

Laboratori

Profesioni ynë mbështetet në edukimin, pasionin për optikën dhe dëshirën për t’u ofruar klientëve tanë shërbim të shpejtë, cilësor dhe professional. Mbi këto shtylla kryesore është ngritur edhe laboratori ynë i optikës. Laboratori është i pajisur me pajisjet më të avancuara të teknologjisë së punimit të xhamave optikë. Opticieni Luan Sefa, i arsimuar në institutin T.E.I ATHINON të Athinës, me eksperiencë shumëvjeçare në këtë profesion ofron zgjidhjet më optimale të punimit të xhamave optikë duke filluar nga ato më të thjeshta deri në punimet me speciale të skeleteve optikë më të ndërlikuar. Në Laborator klientët tanë do të gjejnë zgjidhje për problematika nga më të ndryshme të syzeve të tyre, për përshtatje, hundëza, bishta, vida dhe aksesorë të tjerë tw lidhur me syzet optike apo tw diellit.

VIZITONI DYQANET TONA

Gjeni vendodhjen e dyqanit tone me te afert

mail-icon
NA KONTAKTONI
Vizita Okulistike

Vizitat okulistike kryhen cdo dite e Hene-e Shtune nga nje staf i specializuar doktoresh te huaj dhe shqiptare.Rezervo orarin tend ne nje nga pikat tona

0
    0
    Shporta Juaj
    Karta juaj eshte bosh Kthehu ne dyqan